Përplasjet në ‘El Clasico’, Albiol kujton konfliktet te Spanja në epokën Mourinho: Lojtarët e Realit e Barçës s’komunikonin mes tyre…
38-vjeçari David Beckham do të jetë deri në fund të sezonit një lojtar i klubit francez të Paris Saint Germain.
Pas blerjes së brazilianit Lukas për 45 mln euro dhe largimit të Sisokos, drejtuesit e klubit parizien e mbyll merkaton e janarit me një blerje suprizë. Më shumë sesa një transfertë futbolli, mediat franceze e shohin këtë blerje të drejtuesve arab të PSG si një lëvizje për të forcuar imazhin e klubit francez në arenën botërore.
Ndërkohë mesfushori anglez ritakohet sërish me Ancelotin dhe Leonardon, dy njohjet e vjetra të tij në kohën kur u transferua te Milani. Pasi t’i nënshtrohet vizitave mjeksore, David Beckham do të firmosë një kontratë me PSG e cila do të jetë e vlefshme deri në fund të këtij sezoni.
Top Channel