Barrymore: Nuk dua që vajza ime të bëhet aktore
31/01/2013 20:30
Është rritur nën prozhektorët e famës dhe në moshën e njomë 13-vjeçare hyri në rehabilitim.
Për këtë arsye Drew Barrymore ka vendosur që të mos lejojë vajzën e saj 4-muajshe të ndjekë hapat e saj në kinematografi.
Në një intervistë për ‘Harper’s Bazaar’, aktorja 38-vjeçare theksoi: “Kam pasur një fëmijëri të ekspozuar. Nuk e hedh poshtë jetën time dhe karrierën, por nuk dua diçka të tillë për fëmijën tim. E kam pëlqyer fëmijërinë time, por nuk do e doja për Olive.”
Drew Barrymore shtoi se do e rrisë me norma strikte vajzën e saj.
Top Channel