
Prej kohësh Valeria Lukyanova u është nënshtruar disa operacioneve plastike për të ngjasuar sa më shumë me kukullën e famshme Barbie.
Por vajza ukrainase nuk ka ndryshuar vetëm pamjen, ajo ka ndryshuar edhe…planet. Lera, ashtu sic i thërrasin shoqet, shkurtim për emrin Valeria, pretendon se është e martuar dhe nga një planet i largët, në yjësinë Pleiades ku të gjitha vajzat ngjasojnë me Barbien.
Kjo përforcohet më shumë edhe nga shoqja e ngushtë e saj, Olga Oleynik, edhe ajo një barbi-vajzë. “Unë dhe Lera kemi ardhur nga yjësia Pleiades ku pamja jonë është krejt normale”, thotë ajo.
Aktualisht Lera jeton në Odesa të Ukrainës së bashku me motrën e saj. Gjatë fëmijërisë njihej si e fiksuar pas kukullave Barbie dhe kishte koleksionuar mbi 70 modele të tyre. Me kalimin e viteve i lindi idea për t’u shndërruar edhe vetë në një Barbie e kështu iu nënshtrua dalëngadalë operacioneve të njëpasnjëshme.
Valeria me shoqen e saj, Olga
Valeria me vëllain e saj
Valeria para shndërrimit në Barbie
Top Channel