Zimbabve, një prej vendeve më të varfëra dhe keqqeverisura të botës, kishte javën e shkuar vetëm 217 dollarë në arkën e shtetit.
Ishte ministri i Financave, Tendai Biti, ai i cili zbuloi se pasi u pagua administrata, arka e shtetit në janar mbeti praktikisht e boshatisur.
Disa orë pas kësaj deklarate, ministri u përpoq të korrigjonte gabimin e tij, duke thënë per “BBC” se në situatën aktuale, shteti nuk mund të quhet i falimentuar, por se është e qartë që nuk mund të përballojë shpenzimet për zgjedhjet e përgjithshme (zakonisht vetem nje farse e kushtueshme ne vend) që duhet të mbahen gjatë këtij viti.
Disa vite më parë, Zimbabve, një shtet me 12,7 milionë banorë, në veri të Afrikës së Jugut, u përball me një hiperinflacion, që çoi në një zhvlerësim prej qindra milionë përqind në vit.
Ne FOTO: Hiperinflacioni ne Zimbabve: Cmimi per nje banane 50 milione dollare zimbabean. Poshte, nje kartmonedhe prej 100 miliardesh
Vendi i pasur me rezerva të shumta diamanti adresoi këtë problem duke i hequr një “pafundësi” zërosh dollarit vendas, por problemet ekonomike, shkaktuar nga keqmanaxhimi, shpërdorimi dhe korrupsioni galopant mbeten kronike.
Presidenti Robert Mugabe, 89-vjeçar, jeton një jetë luksi dhe ka një pasuri që llogaritet në miliarda dollarë, ndërsa paga mesatare është një dollar (amerikan) në ditë dhe shumica dërrmuese e popullsisë janë të prekur direkt nga mungesa e ushqimit, ujit të pijshëm, aksesit shëndetësor dhe arsimit.
Ne FOTO hiperinflacioni ne Zimbabve: Nje femije me nje tufe kartmonedhash i drejtohet nje dyqani buke. Djathtas, cmimi per tre veze, 100 miliarde dollare.
Me shumë gjasa gjithashtu njeriu më i moshuar në Zimbabve, me jetëgjatësinë mesatare 43 vjeç për meshkujt dhe 44 për femrat, Mugabe drejton vendin si president që prej vitit 1987 (si kryeministër që prej fitimit të pavarësisë nga Britania në 1980), periudhë gjatë së cilës vendi është përballur me një rënie të vazhdueshme ekonomike.
Ne FOTO: Ironia ndaj presidentit Mugabe, nje poster i ndertuar me kartmonedha dollaresh zimbabevan
Aktualisht, të ardhurat për frymë në Zimbabve llogariten prej 480 dollarë për person në vit, ndërsa HIV-Aids (i cili prek 25% të popullsisë), kolera dhe malarja bëjnë “kërdinë” në të gjithë vendin.
Top Channel