Polonishtja është duke u shndërruar gjithmonë e më shumë në një gjuhë masive në Britaninë e Madhe dhe tashmë renditet në vendin e dytë, me vetëm anglishten që flitet më shumë në ishull.
Rezultatet e fundit të censusit në Britani treguan se si rrjedhojë e rritjes së vazhdueshëm të numrit të emigrantëve polakë, numri i rezidentëve që flasin polonisht si gjuhë të parë ka kaluar 546 mijë persona.
Në Londër, ku numri i emigrantëve është shumë më i madh, një në pesë persona ka një gjuhë tjetër në vend të anglishtes si gjuhën e parë, ndërsa 140 mijë rezidentë në të gjithë vendin, nuk dinë të flasin anglisht, me dy milionë në total që flasin “mirë” ose “disi”.
Përsa i përket gjuhëve më të folur, pas polonishtes vijnë radhazi katër dialekte të folura në krahina të ndryshme indiane, pasuar nga arabishtja, frëngjishtja, kinezçja me dialektet e saj dhe portugalishtja.
Në total, anglishtja është gjuhë e parë për 92% të popullsisë, ose 50 milionë persona, por popullarizimi i gjuhëve të tjera flet qartë për rritjen e vazhdueshme të ndikimit të emigrantëve në kulturën britanike.
Top Channel