Mourinho: Në fund të sezonit largohem

30/01/2013 19:30

Jose Mourinho është i sigurt që do të largohet nga Reali i Madridit në fund të sezonit, zbuloi gazetari italian Tony Damascelli.

Gazetar i “Il Giornale”, “Telelombardia”, “Radio Radio”, “Radio Sportiva” dhe “Globe Sports”, Damascelli u njoh me portugezin gjatë drejtimit të tij të Interit dhe së fundmi, në fund të dhjetorit u takuan gjatë fazës përgatitore në Dubai, ku Mourinho i pranoi në konfidencë se ka nisur të “përgatisë valixhet”.

“Fola me Moun personalisht kur u takuam në fund të dhjetorit në Dubai dhe më tha se fati i tij tashmë është vendosur, pasi ai nuk varet nga rezultatet sportive, por çështjet politike. Ai më tha që nuk do të vazhdojë tek Reali. E pyeta se çfarë nënkuptonte me çështje politike dhe më dha këtë përgjigje: “E kam fjalën për disa drejtues, disa futbollistë dhe një pjesë të publikut. Ata kanë vendosur tashmë për mua”.

Damascelli zbuloi edhe një aspekt tjetër të bisedës me Mourinhon. “Atëherë e pyeta nëse i pëlqente Parisi. Mourinho më tha: “Mbase, mbase””.

Top Channel