Pa më të voglin dyshim, Londra është qyteti më i vëzhguar në botë. Në të gjithë siperfaqen e kryeqytetit britanik numërohen plotë 10 mijë “sy vëzhgues” të policisë, që monitorojne 24 orë në ditë aktivitetet jetësore të njerëzve.
Aktet terroriste ne vitin 2005 nxitën autoritetet angleze te perdornin teknologjine per te parandaluar sulme te tjera.
Nje studim ka zbuluar se ne Britani ka një kamera për çdo 32 qytetarë. Shpallja se 1.850.000 kamerave shteterore dhe private survejojnë çdo veprim të britanikëve vërteton shkallën tronditëse të mbikqyrjes në Britani shekullin e XXI.
Sipas studimit rezulton se kamerat kane bere qe Britania te cilesohet nga vendasit si nje shtet “Big Brother”. Hulumtimet gjithashtu percaktoje se shumica e kamerave kane gjasa te jenë ne pronesi private.
Pas rezultateve të publikuara për vendosjen e kamerave në mbarë vendin, duke marrë në konsideratë zonat urbane dhe rurale dhe rrjetet e transportit dhe bisneset private, numri i kamerave te shpallur rezulton te jete 1.853.681, shifer e mjaftueshme qe te kete nje aparat per çdo 32 qytetarë.
Pavaresisht nga perhapja e kamerave, policia britanike pranon se vetem nje krim eshte zgjidhur për çdo 1 000 kamera, gje qe ngre dyshime mbi shifrat e rentabilitetit.
Berja publike e studimit ka ngjallur jo pak debat ne opinionin vendas. Sipas policise Londineze kamerat e vendosura kishin si qellim cilesimin e Britanise si shtet i fortë mbikqyrës dhe rritjen e sigurisë ne vend.
Por, si paraqitet situate ne rajon? Ne Peje, ne vitin 2011, nisi zbatimi i projektit per vendosjen e kamerave te sigurise ne rruget me te frekuentuara.
Nisma e beri Pejen qetetin e pare ne Kosove qe monitorohet 24 ore online nga kamera te vendosura ne 23 pika kryesore.
Qytetaret kosovare kane mirepritur vendosjen e tyre ndersa mendojne se nga vezhgimi do te monitorohen me mire rastet e shumta te dhunes, plagosjeve, aksidenteve dhe ngjarjeve negative.
Maqedonia ka gjithashtu ne sistem monitorimi kamerash. Shkupi dhe disa qytete te tjera, vrojtohen vazhdimisht nga “syte vezhgues”.
Edhe pse nisma eshte perkrahur ne shumice, nuk kane munguar reagimet e te forta nga shoqeria civile, duke pretenduar per “futje hundesh” ne jeten private.
Motoja e tyre eshte “Po vezhguesit, kush i vezhgon”. Debati eshte ende i hapur edhe sot e kesaj dite.
Në total, vendin e dyte ne listen e qyteteve me e vezhguara e ze Nju Jorku. Numri i kamerave te shperndara ne “Big Apple” ka kaluar mbi 4 mije, pa perfshire ketu kamerat e bizneseve dhe pronave private.
Arsyet jane te njejta, siguria justifikon gjithçka, madje eshte primare ne nje kohe ku termi “terrorizem” permendet gjithnje e me shpesh.
Ne fund te listes per numrin me te vogel te kamerave eshte Parisi. Ne vendin e kulles “Eiffel” dhe te veres, numerohen 1 mije kamera survejimi te shperndara ne çdo cep.
Dy rrymat e mendimit shpesh here kalojne ne diskutime etike. Aktiviste e te drejtave te njeriut kane ngritur si çeshtje shkeljen e privatesise se qytetareve ndersa grupe te tjera miratojne plotesisht kete tendecë.
Pas 11 shtatorit 2011 ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, perveç ambienteve si dhoma zhveshjeje, tualet apo dushe vendosja e kamerave eshte miratuar plotesisht ne zyra, prona publike dhe private, dyqane apo edhe pallate, gjithmone kjo e justifikuar, por me pare duhen plotesuar disa kushte ligjore ku me kryesore eshte mos keqperdorimi i te dhenave qe regjistrohen dhe rrjedhja e informacionit.
Top Channel