Disa pllakate me mbishkrimin “Republika e Vojvodinës” dhe “Për një Vojvodinë të lirë” kanë shkaktuar tensione në këtë krahinë veriore multietnike.

Kjo ka ardhur pas disa sulmeve nëpër media, për heqjen e autonomisë së krahinës dhe, po ashtu, pas vendosjes së rregullit që nëpër autobusët e qytetit të shkruhet vetëm me shkronjat cirilike.

Ka pasur edhe sulme ndaj Ligës së Socialdemokratëve të Vojvodinës, para selisë së të cilës kohë më parë u dogj flamuri i kësaj krahine

Vojvodina, dikur pjesë e Austro-Hungarisë, ka një parlament të sajin dhe një qeveri lokale, ndërkaq deri në vitet ’80 ka pasur një autonomi të plotë, së bashku me Kosovën, në kuadër të Jugosllavisë së atëhershme dhe Serbisë.

Por, në kohën e Sllobodan Millosheviç kjo autonomi u hoq.

Dikur kjo zonë njihej për numrin e madh të hungarezëve, të cilët tani përbëjnë 250 mijë persona, rreth 13 për qind të popullsisë. Por, nga ata që dëshirojnë një autonomi të forcuar, për shkak se kjo zonë është më e pasur, janë shumica politikanë serbë.

Top Channel