Inter blen Schelotto dhe Kuzmanovic

30/01/2013 12:40

Pas shitjes së Snejder tek Galatasaray dhe Coutinho tek Liverpool, Inter ka bërë dy blerje të reja në merkaton e janarit.

Të martën, zikaltërit kanë arritur të gjejnë marrëveshjen me Atalantën për 23-vjeçarin Schelotto. 3.5 milionë euro u paguan për argjentinasin, plus bashkëpronësia e sulmuesit Marko Livaja.

Ndërsa të mërkurën Inter ka blerë mesfushorin serb Kuzmanovic nga Stuttgart. Ish-futbollisti i Fiorentinës është blerë për 2 milionë euro dhe do të firmosë një kontratë prej 4 vitesh e gjysmë me pagë 2.2 milionë euro në sezon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA