Zyrtare, Balotelli është i Milanit

29/01/2013 00:00

Mario Balotelli është futbollisti i ri i Milanit, pasi Manchester City pranoi ofertën e kuqezinjve prej 20 milionë eurosh (me këste), plus tre milionë bonus mbi titujt e fituar.

Lajmi qarkulloi që në mëngjesit e së martës, por u zyrtarizua në orën 18:00 në një edicion të posaçëm informativ në “Milan Channel”, kanali zyrtar i Milanit.

Sulmuesi italian ka pranuar të ulë rrogën e tij vetëm e vetëm që të kthehet të luajë në Itali. Do të përfitojë 4 milionë euro në sezon, ndërsa tek City paguhej 5 milionë euro.

Mendohet se Balotelli do të nënshkruajë një kontratë prej 4 vitesh e gjysmë me kuqezinjtë e Milanos.

Futbollisti do te prezantohet mesditen e te merkures, pasi te kaloje testimet zyrtare dhe te hedhe firmen ne kontraten e tij te re.

Nje tifoz i deklaruar i Milanit, Balotelli shkroi ne rrjetin shoqeror “Twitter” se “per te, kalimi tek Milani eshte nje enderr e shnderruar ne realitet”.

Top Channel