Obama: Futbolli amerikan, i dhunshëm
29/01/2013 00:00
“Jam një tifoz i çmendur i futbollit, por e pranoj se po të kisha një
djalë nuk do të kisha qejf ta lejoja të luante në rang profesional”.
Me këto fjalë presidenti amerikan Barack Obama e ka vënë theksin tek dhuna e tepruar e sportit kombëtar, pas disa incidenteve të rënda të verifikuara ndaj disa lojtarëve.
“Kostoja e kësaj loje është shumë e lartë në nivelin fizik. Besoj se të gjithë ata që duan sportin duhet të pranojnë se gjërat ndoshta do të ndryshojnë, për të frenuar pjesërisht këtë dhunë”, ka thënë Obama.
Top Channel