Banorët që ndodhen në zona në konflikt ndoshta janë mësuar të shohin tanket teksa u presin rrugën automjeteve, por kur kjo ndodh në një vend në paqe dhe pa asnjë konflikt, kjo përbën lajm.

Një video e postuar në Youtube tregon dëshminë e paprecedentë të dy udhëtarëve në një rrugë në pjesën lindore të Rusisë. Makina po ecte normalisht me shpejtësi jo më shumë se 80 kilometra në orë. Para automjetit shihen qartë edhe makina të tjera.

Krejt papritur e pa asnjë paralajmërim, në krahun e djathtë të rrugës shfaqet një tank. Blindi ushtarak jo vetëm që ishte në lëvizje, por edhe nxitonte, a thua ishte pjesë e një fushë-beteje.

Video ka nisur polemikat në Rusi dhe mjaft persona kërkojnë të dinë nëse bëhej fjalë për një stërvitje ushtarake, apo për një lajthitje të drejtuesit të tankut. Për momentin nuk ka asnjë reagim nga zyrtarët ushtarakë në Moskë.

Top Channel