
Në fillim të muajit janar u ndanë cmimet në botën e futbollit, ku përvec Topit të Artë, Trajnerit më të Mirë etj, u dorëzua edhe cmimi për golin më të bukur.
Ky cmim shkoi për Miroslav Stoch të Fenerbahces për golin e shënuar ndaj Genclerbirligit më 3 mars të 2012-ës. E menjëherë pas kësaj ka nisur hulumtimi në mbarë ligat për të arkivuar golin më të bukur 2013.
Një kryevepër të tillë ka shënuar Ricardo Fernandes. Portugezi që luan me Doxa Katakopias në kampionatin qipriot, ka shënuar me goditje “alla-akrep” në barazimin 2-2 që skuadra e tij regjistroi me Alki Larnacan.
Goli “akrep”
Goditja e Fernandes është nga 11 metra. Shumë nisën krahasimin me pritjen “alla-akrep” në Wembley të portierit kolumbian Rene Higuaiti në ndeshjen mes Kolumbisë dhe Anglisë në vitin 1995.
Pritja “akrep”
Top Channel