“Futbollistët kundër Mourinhos”

29/01/2013 16:35

Një gazetare sportive spanjolle, njëkohësisht e dashura e Iker Casillas, Sara Carbonero deklaroi ditën e martë në një transmetim televiziv se shumica e futbollistëve madrilenë janë kthyer kundër trajnerit Mourinho.

Në një program sportiv të drejtuar prej saj, Carbonero theksoi: “Siç e dini, klima brenda dhomave të zhveshjes tek Reali nuk është aspak e mirë. Shumica e futbollistëve nuk përkrahin më trajnerin e tyre”.

E mirëinformuar nga “burimet e brendshme” që ka ajo brenda klubit, gazetarja shtoi: “Aktualisht, janë krijuar disa klane, me ata që e mbështesin ende Mourinhon dhe ata që e kundërshtojnë. Megjithatë, me siguri ai do të qëndrojë deri në fund të sezonit, duke u larguar në verë”.

I dashuri i saj, kapiteni Iker Casillas, është një prej futbollistëve që ka shkëmbyer më shumë polemika me 50-vjeçarin Mourinho, i cili e ka lënë portierin disa herë në stol për shkak të formë “së dobët”, një gjest që është interpretuar gjerësisht si për të treguar se “kush bën ligjin” në “Santiago Bernabeu”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA