Fryma e Re Demokratike ka qenë në Has, ku dy nënkryetarët Biberaj dhe Gumeni kanë vënë theksin në faktin se politika aktuale kërkon të mbajë Shqipërinë në kaos, për të patur mundësinë ta kontrollojë më mirë.
“Puna jonë e vërtetë fillon më 24 qershor për të bërë realitet të gjitha premtimet, që ne do japim gjatë fushatës elektorale. Në qoftë se në vitin 1913, Shqipëria u nda padrejtësisht në disa pjesë, viti 2013 do të jetë viti i shkëputjes së Shqipërisë dhe shqiptarëve nga influenca sllavo-komuniste. Pas 23 qershorit ju garantoj se do të ketë drejtësi në Shqipëri dhe drejtësia do të fillojë pas 22 vitesh tranzicion”, tha Biberaj.
Ndërsa zoti Gumeni u shpreh se FRD kërkon që vendi të jetë pjesë aktive e Europës, duke e ndërtuar atë këtu në Shqipëri.
Top Channel