Didier Drogba është zyrtarisht, që prej mesditës së të martës, një futbollist i Gallatasarajit.
Ishte vetë klubi turk, i cili i entuziasmuar bëri këtë shpallje duke publikuar lajmin në faqen e tij të internetit.
34-vjeçari, aktualisht i grumbulluar me Bregun e Fildishtë në Kupën e Kombeve të Afrikës, lidh me klubin e Stambollit një kontratë 18-mujore.
”Gallatasaraji është kryesues i kampionatit turk dhe midis 16 të kualifikuarve të fazës së dytë të Champions League, një kompeticion shumë i veçantë për mua. Do të jetë një sfidë shumë e veçantë për mua qëndrimi në Stamboll. Po pres me padurim të zbuloj këtë klub historik dhe tifozët e tij. Është fillimi i një aventure të re, të cilën e pres me shumë emocion”, deklaroi sulmuesi për faqen e klubit.
Top Channel