Clooney i paguan darkën fqinjit

29/01/2013 00:00

Është ëndrra e shumë grave, por ja që këtë herë i ka ndodhur një burri
që për më tepër ishte edhe i panjohur: George Clooney i ka ofruar
darkën!

Në një restorant të njohur të Berlinit, biznesmeni Oliver Hermann ishte ulur pa dijeninë e tij pranë tavolinës ku po darkonte ylli i Hollivudit me miqtë e tij.

Kur ka lënë lokalin, Hermann ka marrë vesh nga kamarieri se fatura e tij ishte paguar nga aktori, i cili kishte shprehur keqardhjen sepse kishte biseduar me zë të lartë me miqtë.

“Unë vajta atje, i dëgjova që po flisnin anglisht, por aktorin nuk e vura re. Nuk mu duk se ata po bënin zhurmë. Përkundrazi, ishin shumë të moderuar”, ka treguar më pas biznesmeni.

Top Channel