Një prej trafikantëve më të mëdhenj të drogës në Bullgari, Zlatomir Ivanov, mbeti i plagosur në një atentat ndaj tij në hyrje të një gjykate të kryeqytetit Sofje, raportuan mediat vendase të martën.

Ivanov u qëllua me disa plumba, katër prej të cilëve e zunë në stomak dhe këmbë.

Një truprojë gjithashtu u plagos dhe së bashku me “bosin” e drogës, u dërgua në spital.

Policia arriti të bënte një arrestim në vendngjarje, ndërsa janë hapur hetime për të zbuluar se cili është urdhëruesi i këtij atentati.

Një ish-agjent policie në vitet 1991-93, Ivanov vendosi që të ndryshonte kah dhe për më shumë se një dekadë, përqendroi në duart e tij trafikun e drogës në Bullgari.

Ai gjithashtu është i dyshuar se ka realizuar një seri vrasjesh, për të mbrojtur aktivitetin e tij nga klanet rivale të drogës.

Top Channel