Ujkani kalon tek Chievo
28/01/2013 12:10
Samir Ujkani është larguar nga Palermo, por do të vazhdojë aventurën në Serinë A.
Portieri i kombëtares shqiptare do të luajë i huazuar tek Chievo, skuadër që shiti portierin e saj Sorrentino pikërisht tek Palermo.
Ujkani ka debutuar në Serinë A në vitin 2008 me siçilianët. Më pas, u huazua tek Novara ku tregoi vlerat e tij fillimisht në Serinë B e më pas në Serinë A.
Me rënien sërish një kategori më poshtë të Novarës, Palermo e ktheu në skuadër duke i besuar portën, por rezultatet e dobëta të skuadrës siçiliane ndikuan edhe në rendimentin e tij.
24-vjeçari ka humbur edhe vendin e titullarit me Shqipërinë dhe aventura e re mund ta ndihmojë ta rifitojë atë.
Top Channel