
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri akuzoi Sherbimin Informativ Shtetëror
për pengim dhe mosdhënie informacioni Policisë së Shtetit.Duke iu
referuar krimeve të fundit me lëndë eksplozive, Tahiri tha se po cenohet
rëndë siguria kombëtare.
“Inaktiviteti, mosmarrja e informacionit dhe mosdhënia e informacionit cënon sigurinë kombëtare lidhur me këto akte terroriste. Sot që flasim kam zero informacion lidhur me këtë që ndodh nga Shërbimin Informativ i Shtetit. Kjo është e papranueshme dhe cënon sigurinë kombëtare të shtetit shqiptar. Unë pres që në luftën kundër të tilla akteve terroriste, pavarësisht se kanë një rritje të pajustifikueshme, gati artificiale, pres që përtej bashkëpunim deklarativ të ketë bashkëpunim thelbësor”, tha Tahiri.
Lidhur me ngjarjet e fundit ne vend dhe specifikisht shperthimet e tritolit, deputetit demokrat Astrit Patozi tha se situate eshte kritike duke akuzuar Qeverinë.
“A keni menduar ndonjëherë që të jepni dorëheqjen apo edhe se mund t’ju shkarkojnë për këtë situatë dramatike të rendit dhe të sigurisë në vend. Ju jeni personi që mbani përgjegjësi direkte për këtë atmosferë lufte në mbarë vendin. Por ju keni edhe një gjë të veçantë në raport me Kryeministrin dhe me të gjithë të tjerët, raportin me tritolin, që ju gjendeni aty sa herë tritolin e ve Qeveria dhe ju nuk gjendeni aty sa herë e ve krimi”, tha Patozi.
Por sipas ministrit te Brendshem, gjithçka eshte artificiale duke synuar destabilizim. Por sipas tij shume shpejt policia qe po kryhen hetime do dale ne emrat e autoreve qe po kryejne akte terroriste ne vend.
“Këto janë akte terroriste dhe do të trajtohen si të tilla nga Policia e Shtetit. Eshtë absolutisht e vërtetë që është hapur një fole kriminaliteti, që deri dje nuk ishte e hapur. Ka një rritje të pajustifikueshme për asnjë rrethanë lidhur me këtë situatë”, tha Tahiri.
Komisioni i Sigurise kishte ne rendin e dites ngjarjen e vrasjes ne kufi per vrasjen e dy vellezerve Çollaku. Opozita akuzoi ministrin se nuk ka kryer hetime per ketë vrasje, ndersa per Tahirin, keto hetime po i kryen Prokuroria. Ai shtoi se, po abuzohet politikisht me ngjarjen.
I gjithe debati rreth kesaj ngjarjeje u karakterizua nga nje tension mes deputeteve.
Top Channel