 Publikimi i fotove private, Princi William dhe Princesha Kate fitojnë gjyqin me revistën franceze
																		
					
					
					
						Publikimi i fotove private, Princi William dhe Princesha Kate fitojnë gjyqin me revistën franceze						 
								
			“Google Glass” nuk kanë dalë ende në treg, por që tani mund të kenë një
rival të fortë. Edhe “Samsung”, sipas raportimeve të “Korea Times”, i
është futur punës për të prodhuar syzet inteligjente. 
Ato do të quhen “Galaxy Glass” dhe sipas burimeve nga kompania mund të jenë gati për të dalë në treg vjeshtën e ardhshme. Objektivi i shtëpisë koreano-jugore është prezantimi i produktit në panairin elektronik të Berlinit që mbahet në shtator.
Dispozitivi punon në simbiozë me një telefon smart, sikurse punon me orën inteligjente “Galaxy Gear” dhe u mundëson përdoruesve të marrin dhe bëjnë telefonata, si dhe të dëgjojnë muzikë.
Edhe prodhues të tjerë, nga “Sony” tek “Microsoft”, kanë treguar interesin për zhvillimin e projekteve të tilla, edhe pse jo në konkurrencë direkte me “Google Glass”.
Verën e kaluar një kompani amerikane publikoi planin për realizimin e syzeve me realitet të rritur, që kombinojnë teknologjitë për njohjen e fytyrës dhe komandave zanore, ideale për sistemet e lojrave elektronike që mund të luhen nga shumë lojtarë njëkohësisht.
Top Channel