
Kampionët e botës të Red Bull-it kanë prezantuar makinën e tyre të re të
quajtur RB10, me të cilën do të përpiqen të mbrojnë titullin e
katërt radhazi kampion që kanë fituar.
Dyshja e pilotëve të skuadrës austriake për këtë vit, vec kampionit të botës Sebastian Fetel do të jetë edhe piloti i ri Daniel Ricardo. Ashtu si thuajse të gjitha makinat e prezantuara der më tani, edhe makina Red Bull ka një pjesë përpara revolucionare.
Adrian Njuej, shefi i aerodinamikës dhe gjeniu i kësaj skuadre, nuk ka qenë shumë dakord me ndryshimet e reja në rregullore dhe e ka quajtur disi të shëmtuar imazhin e ri që kanë makinat.
Në të njëjtën ditë edhe Mercedes-i ka prezantuar makinën e re të vitit 2014-të e cila do të quhet W05.
Në Pistën e Herezit në Spanjë ku do të fillojnë edhe testimet, pilotët Rosberg dhe Hamilton kanë qenë të pranishëm, duke konfirmuar edhe vitin e dytë rradhazi të bashkëpunimit.
Mercedes-i e mbylli në vendin e dytë sezonin e shkuar në klasifikimin për konstruktorë pas Red Bull-it. Sipas fjalëve të para, edhe drejtuesit e Mercedes-it shpresojnë që makina e tyre e re ë05 të jetë në gjendje që të luftojë për titullin kampion në këtë vit.
Top Channel