Policia e Tiranës, analizë vjetore

28/01/2013 00:00

Gjate analizës së saj vjetore, policia e kryeqytetit bëri të ditur se
gjatë vitit që shkoi, u referuan në prokurori 7 mijë e 939 vepra penale,
nga të cilat u zbuluan 87.6 për qind e tyre.

Ne kryerjen e ketyre veprave penale jane perfshire gjithsej 7 mije e 770 autore, nga te cilet 1 mije e 243 autore, u arrestuan, ndersa 5 mije e 856 autore te tjere u ndoqen penalisht ne gjendje te lire. Sipas kreut te Policisë së Tiranës ka patur rritje ne drejtim te Veprave Penale ne fushen Kunder Krimeve Financiare.

U evidentuan sipas tij 860 vepra penale. Nga sekuestrimi i produkteve te perfituara nga veprimtaria kriminale, vlera eshte mbi 10 milionë euro. Gjate te vitit 2012, ne qarkun e Tiranes ka patur gjithsej 379 aksidente, 43 me pak se nje vit me pare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB