Moto GP, ndryshon sistemi i provave zyrtare

28/01/2013 13:40

Moto GP do të ndryshojë sistemin e provave zyrtare duke filluar që nga sezoni i ardhshëm në mënyrë që të ketë më shumë spektakël ditën e shtunë, kur pilotët regjistrojnë kohët e shpejta.

Me sistemin e deritanishëm (1 orë kohë ku pilotët xhironin kohët e shpejta), sesioni i provave zyrtare ishte bërë i mërzitshëm dhe emocioni rezervohej vetëm në minutat e fundit, ku të gjithë jepnin maksimumin.

Ndryshimet që do të bëhen do e përngjasojnë sesionin e provave zyrtare të Moto GP me atë të Formulës 1.

Ja se si do të procedohet:

1 – Tre sesionet e provave të lira nuk do të ndryshojnë, por kohët e regjistruara në to do të përcaktojnë pjesëmarrjen në sesionin e provave zyrtare

2 – Dhjetë pilotët më të shpejtë do të jenë pjesë e sesionit të dytë klasifikues (QP2)

3 – Pilotët e tjerë do të jenë pjesë e sesionit të parë klasifikues (QP1)

4 – Dy pilotët më të shpejtë të QP1 do të kalojnë në QP2, duke plotësuar 12-shen e parë. Këta pilotë do të luftojnë për pole-position.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA