LSI, tryezë për dhunën ndaj grave

28/01/2013 21:00

Dhuna ndaj gruas dhe rritja e rolit të saj në shoqëri mblodhi në një tryezë të përbashkët përfaqësues të institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe mediave.

Nën sloganin ‘Për një shoqëri aktive, jo indiferente’, pjesëmarrësit në tryezën e organizuar nga Lëvizja e Gruas për Integrim theksuan rëndësinë e sensibilizimit të vetë shoqërisë në luftën kundër këtij fenomeni.

Sipas krytarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka nevojë për reforma konkrete në legjislacion që forcon rolin e gruas.

“Ajo që duhet është një politikë konkrete, reforma konkrete në legjislacionin që forcon rolin e gruas, ligje më të qarta dhe më ndëshkuese për ata që nuk e përmbajnë dot veten dhe politika stimuluese që ndihmojnë gratë të ecin në rrugën e punësimit dhe pavarësisë së tyre sa më të plotë ekonomike”, deklaroi Meta.

Për Kombet e Bashkuara, pjesa më e rëndësishme është implementimi i këtij legjislacioni. “Kuadri legjislativ ekziston. Ajo që duhet bërë tani është përshpejtimi i implementimit të këtij legjislacioni”, deklaroi Zineb Touimi Benjelloun, ambasadore e OKB-së.

Ambasadorja shprehu mbështetjen e Kombeve të Bashkuara për realizimin e iniciativave në luftën kundër dhunës nda gruas dhe forcimin e rolit të saj në shoqëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA