Kupa, në gjyq vetëm për armë pa leje

28/01/2013 00:00

Duke shfrytezuar praninë e medias në sallën e gjyqit, 27-vjeçari Ilir Kupa shpërtheu në akuza ndaj shtetit shqiptar.

Pas arrestit te bujshem ai doli para gjykates per masen e sigurimit personal vetem me akuzen e armembajtjes pa leje.

I përfolur pas arrestimit në Shqipëri edhe për ngjarjet e tjera, Kupa komentoi: “T’i vijë turp shtetit shqiptar që më akuzon mua për këto gjëra. NUuk kam asnjë lloj lidhje me Shqipërinë, asnjë lloj vepre penale në Shqipëri, përveç armëmbajtjes pa leje”.

Prokurori Granit Shahu i tha gjyqtares gjate seaces me dyer te mbyllura se 27-vjeçari u arrestua ne kuader te nje aksioni per kapjen e tij per llogari te drejtesise greke. Ndersa zhvillohej seanca, ra ne sy prania e forcave te Policise se Tiranes qe mbajten te rrethuar ambientet e gjykates.

“Ai nuk ka kryer asnjë krim në shtetin shqiptar. Nuk është person i rrezikshëm në shtetin shqiptar. Këto armë ai i ka mbajtur vetëm për t’u ruajtur dhe për të mbrojtur veten e vet përballë forcave speciale greke”, tha avokati Lazër Sokoli.

Ndersa gjyqtarja vendosi masen arrest me burg per akuzen e armembajtjes pa leje per Ilir Kupen, pritet qe pala greke te depozitoje kerkesen per ekstradimin e tij, nderkohe qe kater oficere greke ndodhen ne Shqiperi per çeshjen ‘Kupa’ dhe per nje tjeter te arratisur.

Kupa u prangos nga Policia e Tiranës mëngjesin e të shtunës, pas 10 muajsh kërkime invensive.

Ilir Kupa, 27 vjeç u arratis ne mars 2013, se bashku me dhjete persona te tjere nga burgu i Trikallas, ndersa gjate ndjekjes se policise greke, tre prej tyre mbeten te vrare, dy prej te cileve ishin Marjan Kola dhe Edison Lika.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB