“KLSH bashkëpunim me Prokurorinë e Kuvendin”

28/01/2013 00:00

Në analizën vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Presidenti i
Republikës Bujar Nishani kërkoi nga ky institucion që të ketë
bashkëpunim me Prokurorinë dhe me Kuvendin e Shqipërisë.

“Puna juaj e përditshme duhet të mbizotërohet nga profesionaliteti. Po ashtu ju kërkoj bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit për ta bërë mekanizmin funksional dhe me Kuvendin e Shqipërisë për ta bërë mekanizmin perfekt”, iu drejtua Presidenti punonjesve dhe drejtuesve te ketij institucioni.

Kreu i shtetit vlerësoi punën e KLSH-së, duke theksuar se BE vazhdon të japë ndihmë të paçmuar përmes asistencës teknike.

Në fjalën e tij, kreu i KLSH-së Bujar Leskaj bëri me dije se janë kryer 11 për qind auditime më shumë se në vitin 2012 dhe se janë vërejtur shkelje 15.1 miliardë euro.

“Në vitin 2013 institucioni ka rekomanduar më shumë përmirësime ligjore. Rekomanduam shqyrtimin e gjendjes së borxhit që institucionet i kanë biznesit. Kallëzimet penale vetëm për vitin 2013 janë më shumë se 3 vitet paraardhëse”, tha Leskaj.

Sipas tij, gjatë vitit 2013 janë forcuar kapacitet audituese, ndërsa theksoi se çdo auditues i institucionit është trajnuar
të paktën për 22 ditë. Nga ana e tij, Leskaj u shpreh se ka patur bashkëpunim efikas me Parlamentin dhe me Presidentin.

Top Channel