“I trajtoi si miq britanikët në hotelin e tij”/ Familja e Ardian Nikulajt reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të ekzekutorit: Nuk ka drejtësi nëse nuk dalin urdhëruesit
Grabisin me armë një person, ndalohen nga policia e Vlorës dy të rinj dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Burimet
zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë sqaruan se të
arrestuarit janë Rakip Hoxhaj, 34 vjeç, nga fshati Hadëraj, dhe Lorenc
Saliaj, nga fshati Rexhepaj.
Sipas të njëjtave burime mësohet se Hoxhaj dhe Saliaj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe një person tjetër të identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia, kanë grabitur shtetasin N. I., të cilit i kanë marrë paratë dhe sendet me vlerë që kishte me vete.
“Me marrjen e njoftimit në vend për këtë rast menjëherë në vend kanë shkuar rreth 40 forca policore të cilat kanë bërë izolimin e vendit dhe gjetjen e arrestimin e autorëve. Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme penale”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Top Channel