Franca merr kontrollin e Timbuktusë

28/01/2013 08:45

Trupat franceze në Mali kanë arritur të marrin kontrollin e aeroportit të Timbuktusë, një nga qytetet kyçe në veri-lindje të vendit afrikan.

Sipas AFP-së, trupat franceze dhe maliane nuk kanë hasur rezistencë dhe janë drejtuar për në qytet.

Forcat e kryesuara nga francezët në Mali po avancojnë në ofensivën e tyre ndaj rebelëve islamistë.

Të shtunën, trupat në fjalë morën kontrollin e Gaos, një tjetër qytet i rëndësishëm në veri të vendit. Shumë rebelë, sipas raporteve në media, janë larguar drejt vendeve të fshehta në shkretëtirë dhe ndjekja e tyre mund të rezultojë më e vështirë nga sa mendohet. Në mbrojtjen e kryeqytetit Bamako për çdo rast ndihmojnë edhe trupat nga Nigeri e Cadi.

Timbuktuja ka qenë një qendër e rëndësishme islamike nga shekulli i 13 deri në të 17.

700.000 dorëshkrime të kohës kanë mbijetuar deri në ditët tona e gjenden ose në bibliotekat publike ose në duart e koleksionistëve privatë. Për tre xhamitë e tij e 16 varrezat dhe mauzoletë, Timbuktuja iu shtua në vitin 1988 listës së trashëgimisë botërore të Unesco-s.

Top Channel