Gjykata e Durrësit ka shpallur fajtor dhe dënuar me 5 vjet e 8 muaj
burgim kunatin e Dritan Dajtit. Ditën e hënë është dhënë vendimi penal
ndaj shtetasit Ergest Xhoxhi, i cili është deklaruar fajtor për veprat
penale të përkrahjes së autorit të krimit dhe falsifikim dokumentash.

Ka qenë Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë që nga dosja penale që i përket të pandehurit Dritan Dajti pati veçuar çështjen për të pandehurit Ergest Xhoxhi dhe Maringlen Muçaj, dosje e cila i është përcjellë për kompetencë Gjykatës së  Rrethit Gjyqësor Durrës.

Ergest Xhoxhi akuzohej për veprat penale të “Përkrahjes së autorit të krimit” dhe  “Falsifikimit të dokumentave” në bashkëpunim ndërsa i pandehuri Maringlen Muçaj akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrën”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB