“Në zgjedhje s’shkojmë dot me të”, Berisha para të rinjve demokratë: Ju garantoj se Rama rri dhe 12 vite në pushtet, duhet angazhohemi në lëvizje të fuqishme Kryeministri Sali Berisha ka vijuar akuzat dhe sulmet ndaj kryetarit të
Partisë Socialiste Edi Rama, duke e cilësuar si njeriun që ka bllokuar
dhe po kërkon të bllokojë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin
Europian.
Sipas tij Kushtetuta ka folur qarte dhe në raste të tilla jep mundësine e demokracisë së drejtpërdrejtë përmes referendumit.
“Vërtetë kemi të bëjmë me një akt të shëmtuar, sa vetë shëmtia e bllokimit të tre ligjeve për qëndrime kryekëput personale, por nga ana tjetër kemi Kushtetutën, e cila jep zgjidhje”, tha Berisha.
Hiqet tatimi mbi pagën
Shefi i Qeverise ne mbledhjen e grupit parlamentar, ndër të tjera ka lajmëruar edhe një masë që lehtëson barrën e taksave mbi të punësuarit me të ardhura të pakta.
“Së shpejti ju do të votoni në Parlament, ligjin për heqjen e tatim fitimit mbi të gjithë punonjësit rrogëtarë që marrë nën 30 mijë lekë. E heqim fare, zero”, tha Berisha.
Kryeministri i referohet heqjes së tatimit mbi pagat për rrogat deri në 30 mijë lekë, ndonëse e shqiptoi gabimisht tatim mbi fitimin.
Në mbledhjen e grupit kreu i Qeverisë ka ironizuar edhe tryezen e partive te opozites, çka sipas tij tregon situaten kaotike në të cilën ndodhet koalicioni kundërshtar.
“Krahas Fiqiri Xibrit qëndronin edhe dy partitë komuniste, njëra e Nexhmies, e përfaqësuar nga djali i saj dhe tjetra e Vitos. Këto janë risitë e fundit në radhët e tyre”, tha Berisha.
Duke premtuar nje proces zgjedhor te lire e te ndershem Kryeministri tha se kryesocialisti Rama, te njejten politike po ndjek edhe me procesin e ndarjes se mandateve.
Top Channel