Mario Balotelli është gati të lërë Anglinë dhe Manchester City-n për tu bashkuar me Milanin. Sipas ‘The Sun’, mbrëmjen e së dielës SuperMario ka organizuar një festë në shtëpinë e tij për tu ndarë me miqtë e ngushtë dhe u ka thënë atyre se do të kthehet të luajë në San Siro.
Nga ana e tyre, drejtuesit e klubit anglez janë të gatshëm ta shesin sulmuesin italian për 20 milionë euro dhe në orët në vazhdim mund të zyrtarizohet gjithçka.
Milan është i gatshëm të paguajë këtë shifër në 6 këste.
Hapet rruga edhe për Kaka’. Zëvendëstrajneri i Real Madrid, Aitor Karanka, u shpreh pas ndeshjes me Getafe se tratativat për largimin e brazilianit vazhdojnë ende.
“Deri më 31 janar do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje të mirë për lojtarin”, theksoi Karanka.
Top Channel