Tiranë-Lezhë, “superstrada” gjithë gropa

27/01/2013 17:20

Superstrada Tiranë-Lezhë është amortizuar në një masë të madhe, aq sa gropat në rrugë janë bërë të rrezikshme.

Ky amortizim është bërë, shpesh herë, edhe burim aksidentesh. Duke iu referuar situatës aktuale, lind nevoja e një ndërhyrjeje të menjëhershme, në mënyrë që gjendja e kësaj rruge të mos përkeqësohet.

Ky aks rrugor është inauguruar në vitin 2003. Prej asaj kohe, asnjë rikonstruksion nuk është parë në këtë aks. Përveç faktit, që ky është një aks, ku mungon edhe sinjalistika rrugore, gropat përbëjnë shqetësimin kryesor.

Kjo rrugë u quajt, në kohën e ndërtimit, si superstradë, ndërsa sot është në të njëjtin nivel si akset rurale. Dëmtime të konsiderueshme kanë edhe rrugët, që lidhin zonat përreth kësaj superstrade.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA