Aventura e Sneijder te Galatasaray ka nisur me një fitore të rëndësishme në derbi, pikërisht siç debutoi edhe me Inter-in, kur fitonte 4-0 kundër Milan-it.
Këtë herë, Wesley nuk ka shënuar, por për të ka patur vetëm pak më shumë se gjysmë ore aktivizim, në suksesin e verdhekuqve ndaj bardhezinjve të Besiktas, 2-1.
Të zotët e shtëpisë kaluan dy herë në avantazh gjatë pjesës së parë, me anë të Colak dhe Reira, në minutat 3’ dhe 45’ respektivisht. Në të dytën, goli i Besiktas u shënua nga Sivok. Wesley u aktivizua në të 57-n, dhe vetëm 4 minuta më pas Felipe Melo, një ish-lojtar i kampionatit italian (me Fioren e Juven), ndëshkohet me karton të kuq.
Ka debutuar edhe Dentinho, me fanellën e Besiktas-it, vetëm 2 minuta pas Sneijder. Ndërkohë, Yolanthe Cabau, e fejuara e holandezit, ishte në tribunë për të bërë tifo për skuadrën e re të saj, teksa nuk ka harruar edhe të postojë fotografi në Twitter, me kapele si tifoze “e thekur”.
S’ndalet Galatasaray: Rrëmben edhe Drogba-në
Sipas raportimeve të shtypit turk, Galatasaray ka arritur akordin edhe me Didier Drogba, për një kontratë 18-mujorshe. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, i impenjuar në Kupën e Afrikës, do të bashkohet me Wesley Sneijder, sipas këtyre burimeve.
Edhe kanali i televizionit publik turk, TRT, ka dhënë njoftimin për arritjen e akordit, duke shtuar se bërja zyrtare nga ana e Galatasaray-t është thjesht çështje orësh. Firma do të nënshkruhet gjatë javës së ardhshme.
Top Channel