Në Fier u çel zyra e komunitetit serb. Në këtë ceremoni, veç përfaqësuesve të shoqates së këtij komuniteti “Jedinstvo”, merrnin pjesë përfaqësuesi i Ministrisë së Diasporës si dhe ambasadori i Serbisë në vendin tonë, Miroljub Zariç.
Sipas ambasadorit, çelja e kesaj zyre do të çoje më tej marrëdhëniet e mira midis dy vendeve.
Sa i perket deklaratës së kryeministrit Berisha se qeveria shqiptare do të rishikoje marrëdhëniet me Serbinë, pas incidentit në Presheve, ku u hoq lapidari që perkujtonte dëshmoret e UÇPMB-së, Zariç u shpreh në të njëjtën linjë me deklaraten e Qeverise Serbe, ku Shqiperia akuzohej per destabilitet ne rajon dhe se po nderhyn ne punet e Brendshme te Serbise.
”Mendimi i Republikës Serbe në lidhje me këtë deklaratë konkrete është shprehur qartë në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë. Në këtë rast une duhet të theksoj edhe një herë, se Qeveria Serbe është e vendosur në përparimin e marrëdhënieve me fqinjet e saj, që ka rëndesi edhe për marredheniet bilaterale dhe për avancimin e stabilizimin e marrëdhënieve në rajon. Dhe ky eshte nje kusht qe duhet te plotesuar nga ana jone per integrimin ne BE”, deklaroi ambasadori Zariç.
Me pas ambasadori dhe përfaqesuesi i Ministrisë Serbe të Diaspores vizituan pjestaret e komunitetit serb ne fshatin Rreth-Libofshë të Fierit.
Kryetari i shoqates serbe “Jedinstvo”, Eqerem Duleviç, ka deklaruar se ne kete qark numurohen 2 500 anetare te ketij komuniteti.
Top Channel