Ndalet Juventus në Torino

27/01/2013 00:00

Ka gabuar Juventusi në këtë javë të kampionatit italian, pasi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 me Xhenoan. Pas një pjese të parë 0-0, Kualiarela zhbllokon gjithçka në minuën e 54 duke dhënë përshtypjen e një fitoreje të lehtë.

Megjithatë nuk dorëzohet Xhenoa dhe ai që ndëshkon është një ish-bardhezi si Marko Borrielo, i sapofutur në lojë. Ishta minuta e 68 kur ish-sulmuesi i Juventusit barazpeshon gjithçka.

Minutat e mbetura Xhenoa i kalon me 10 lojtarë, por përpjekjet e shumta të bardhezinjve rezultuan shterpë. Protesta të shumta erdhën për një prekje me dorë brenda zonës, por për gjyqtarin ishte e pavullnetshme dhe asgjë nuk ndryshon.

Juventusi me këtë barazim arrin të rikuperojë minimalisht ndaj humbjes së Lazios, duke e çuar në 6 pikë diferencën. Kievo ka bërë surprizën në këtë javë të 22-të të Serisë A ku ka mundur brenda në Olimpiko Lacion me rezultatin 1-0.

Skuadra e drejtuar nga Korini ka zhvilluar një ndeshje në mbrojtje, ndërkohë që në minutën e 61 zhbllokon ndeshjen duke shënuar golin e vetëm të takimit. As Hernanez dhe as Kozak që u aktivizuan më vonë, nuk arritën të shpëtonin nga humbja Lazion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA