Kupa e Afrikës, Bregu i Fildishtë në çerekfinale

27/01/2013 00:00

Bregu i Fildishtë arriti fitoren e dytë në grupin D pasi mundi Tunizinë 3-0 dhe në këtë mënyrë klasifikohet matematikisht për në çerekfinalet e Kupës së Kombeve të Afrikës si e para e grupit D.

Ekipi i Didier Drogba, i cili për herë të parë në karrierën e tij e nisi nga stoli një ndeshje me kombëtaren, u tregua superior ndaj skuadrës tuniziane dhe ruan statusin e favoritit kryesor për fitoren finale të turneut.

Gervinho, Yaya Toure dhe Ya Konan ishin golashënuesit për Bregun e Fildishtë.

Në ndeshjen tjetër të grupit D, Togo mundi Algjerinë me rezultatin 2-0 duke e eliminuar edhe nga kompeticioni.

Adebayor dhe Wome ishin autorët e golave për afrikanët ndaj arabëve të cilët zotërojnë më mirë topin dhe krijojnë më shumë raste, por gabimet para porte i eliminuan nga Kupa e Kombeve.

Top Channel