Durrës, ekzekutohet kambisti

27/01/2013 14:05

Një kambist 46-vjeçar mbeti i vdekur, pas një grabitjeje me armë zjarri, në zonën e plazhit të Durrësit.

Fatmir Kotarja, së bashku me të vëllanë, kanë qenë duke u kthyer në banesë, në afërsi të së cilës dhe janë sulmuar. Dy persona të armatosur u kanë zënë pritë dy vëllezërve, që po ktheheshin në shtëpi pasdreke me automjetin e tyre, ku ndodhej dhe sasia e parave të grabitura, që sipas vëllait të viktimës ishin 2,5 milion lekë.

Ngjarja ndodhi në sektorin “Iliria” të plazhit. 46-vjeçari Kotarja mësohet se është qëlluar nga grabitësit në këmbë, por ka humbur jetën teksa dërgohej në spital nga i vëllai.

Paraprakisht, mjekët e spitalit të Durrësit bëjnë të ditur se vdekja mund t’i ketë ardhur si pasojë e një infarkti të miokardit, pasi plaga e marrë nga arma nuk ka qenë vdekjeprurëse.

Tronditja, që ka pësuar kambisti nga gjithçka ka ndodhur në mes të ditës, ka qenë tepër e fortë. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur grupi hetimor dhe forca të shumta policie, që kanë nisur kontrollet në zonën, nga ku grabitësit u larguan me shpejtësi në këmbë.

Burimet policore bëjnë të ditur se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Vëllezërit Kotarja kanë një pikë këmbimi valutor në qytetin e Durrësit, ku punonin së bashku dhe dyshohet se grabitësit kanë studiuar më parë lëvizjet e tyre dhe kohën e kthimit në shtëpi.

Në qytetin bregdetar të Durrësit ka pasur disa raste të grabitjes së kambistëve, gjatë viteve të fundit, madje njëri prej tyre humbi dhe jetën në përleshje me agresorët e dënuar tashmë nga drejtësia.

Me pare gjate javes, nje shtetas (Admirim Sako) u vra ne afersi te Gjykates se Tiranes, nga nje i dyshuar si vrases me pagese, me ekzekutorin qe u largua ne drejtim te paditur nga rruga “Myslym Shyrri”, nje prej artiereve kryesorete kryeqytetit.

Gjithashtu gjate javes, nje i ri u vra ne Fier, me motiv te dyshuar nje shume prej 50 mije lekesh te fituar nga nje bast sportiv, ndersa komisari Musa Skura, i plagosur ne nje shkembim zjarri me disa trafikante armesh ne rrethinat e Burrelit, nderroi jete pas disa ditesh qendrimi ne nje spital ne Itali.

Reagimi në Twitter i Ramës: Rendin, për 300 ditë. Rrënimi i policisë shtoi krimet

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë, ka reaguar edhe kryetari i opozitëz shqiptare, Edi Rama.

Në disa komente në Twitter, Rama thotë: “Krimi godet përsëri! E vrasin për t’i marrë paratë! 300 ditët e para të qeverisjes, prioritet rivendosja e autoritetit të policisë në territor”.

Ai shton më tej: “Yryshi i krimit është pasojë e rrënimit moral e profesional të policisë, nga një kupolë drejtuese e paaftë dhe e korruptuar. Duhet rilindje me patjetër”.

Top Channel