 Devis Xherahu i ftuar këtë javë në “Portokalli”! Blini bileta këtu…
																		
					
					
					
						Devis Xherahu i ftuar këtë javë në “Portokalli”! Blini bileta këtu…						 
								
			Do të rikthehet së shpejti në botën e muzikës me albumin e saj më të ri, por Miley Cyrus ka zbuluar se në jetë ka diçka shumë më të rëndësishme se karriera dhe ajo është marrëdhënia që ka me të fejuarin e saj, aktorin Liam Hemsworth.
Në një intervistë për revistën ‘Cosmopolitan’, 20-vjeçarja theksoi: “Numri 1 në jetën time është i fejuari im. Nuk i kushtoj shumë rëndësi muzikës sepse albumin tim mund ta urrejnë të gjithë nëse marrim më të keqen. Me Liam kam shumë vetëbesim. Habitem nga bukuria e tij dhe gati nuk e besoj që ai do të bëhet bashkëshorti im.”

Miley Cyrus është bërë e famshme sidomos tek adoleshentet me serialin ‘Hannah Montana’ dhe theksoi se fama që në fëmijëri nuk e ka dëmtuar aspak.

“Unë gjithmonë kam qenë e njëjta. Nuk kam dhënë kurrë imazhin e vajzës shembullore në filmat e mi, ndërsa jetën e përditshme ta kisha të mbushura me probleme. Fama më ka ndihmuar të rritem”, theksoi Cyrus.
Top Channel