Pas barazimit të Bayer Leverkusen ditën e shtunë, 0-0 me Freiburg, Bayern Munchen nuk ka toleruar aspak, por ka shfrytëzuar mundësinë e parë që iu dha për t’u arratisur në krye të renditjes.
Tashmë janë plot 11 pikë diferencë me rivalët më të afërt, “aspirinat”, ndërsa me kampionët në fuqi të Borussia Dortmund-it, ruhet e njëjta distancë prej 12 pikësh.
Bavarezët kanë mposhtur 2-0 Stuttgart-in në transfertë, edhe pse pjesa e parë u duk e barabartë, duke u mbyllur 0-0. Në të dytën, Mandzukic kalon në avantazh Bayern-in në minutën e 50-të, ndërsa në të 72-n jep një asist për shokun e tij të skuadrës, Thomas Muller, që nuk gabon dhe mbyll gjithçka në 2-0.
Ditën e dielë u luajt edhe sfida tjetër mes Hamburg dhe Werder Bremen, që u mbyll me rezultatin 3-2 për vendasit, ndërkohë që Bremen-i mbeti me 9 lojtarë, pas kartonave të kuq të Fritz dhe Arnautovic.
Top Channel