
Lindsay Lohan është përshkruar si një “fëmijë i llastuar” nga James Dean, aktori i filmave pornografikë i cili ka interpretuar me aktoren hollivudiane në filmin ‘The Canyons’.
26-vjeçari, i cili ka xhiruar më shumë se 4000 filma me pullë të kuqe, është habitur nga sjellja e Lohan: “Kishte ditë që ulëriste e bërtiste dhe nuk donte të dilte nga dhoma për të nisur xhirimet. Unë jam mësuar me vajza të cilat janë profesioniste dhe të sjellshme, ndërsa Lohan ishte si një fëmijë e llastuar.”
‘The Canyons’ është një film që tregon jetën e disa të rinjve të “shthurur” në Los Angeles dhe Lindsay Lohan ka xhiruar disa skena krejtësisht nudo, ku sipas aktorit të filmave për të rritur, ajo nuk ndihej mirë.
“Unë jam mësuar me këto gjëra dhe mendoj se duke më parë mua kaq të qetë, ajo nuk ndihej rehat. Gjithsesi, më vjen keq sepse ajo është një prodhim i Hollivudit dhe është normale të jetë kaq e brishtë dhe e paqëndrueshme”, shtoi James Dean.
Top Channel