Venera është fituesja e edicionit të dytë të “The Voice of Albania”. Në një garë shumë të fortë me Jozefinën, Matejin dhe Mjellmën, vajza nga Struga e Maqedonisë u shpall zëri më i mirë.
“Kjo është një ndër surprizat më të mbukura të miat. Jam shumë e lumtur. Nuk kam fjalë. Këtë sukses ia dedikoj të gjithë atyre që janë fansa të zërit tim, të gjithë atyre që më kanë mbështetur duke mos u kursyer për asnjë moment, familjes time, të afërmve të mi, gjyshit dhe gjyshes time si dhe xhaxhait tim i cili nuk jeton më”, deklaroi mes emocionesh fituesja Venera.
Spektakli i së premtes mbrëma ishte i jashtëzakonshëm në ekranin e Top Channel, ku edhe vetë 4 trajnerët performuan me konkurentët, ndërsa nuk mungoi edhe dueti i Sidrit Bejlerit dhe Elton Dedës.
Ishte publiku në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni që votoi për të preferuarit e tij duke shpallur fituesin e këtij edicioni, Venerën.
Kështu përfundoi edhe rrugëtimi prej 17 javësh i spektaklit më të madh të zërave të rinj të muzikës shqiptare, duke nxjerrë talente që do të vijojnë rrugën e gjatë të muzikës.
Top Channel