Ka ende shpresa për rikthimin e Kakà te Milan. Ai që lë gjithçka të hapur është Jose Mourinho: “Braziliani, para së gjithash, duhet të jetë i lumtur. Për të mund të jetë një zgjidhje e mirë”.
“Por, për momentin mbetet një futbollist i Real Madrid”. Me këto fjalë të “Special One” dhe me reagimin e kolegut të tij të Manchester City-t, Roberto Mancini, i cili ka blinduar Balotelli-n, bëhet edhe më e gjallë pista që të çon drejt rikthimit të brazilianit me kuqezinjtë.
Tratativa është ende e vështirë dhe shumë larg marrëveshjes, sepse problemet fiskale, për të cilat ankohen Milan e Real, janë ende në fuqi.
Shumë pak ka ndryshuar nga e hëna, kur “merengues”-it u thanë “jo” kuqezinjve, ndërkohë që Galliani e mbylli përfundimisht si çështje. Megjithatë, mbeten edhe 6 ditë nga mbyllja e merkatos dhe klubi i rrugës “Turati” mund të ribëjë një tentativë tjetër, për të rikthyer në “shtëpi” Ricky-n.
Top Channel