Mou mbush 50 vjeç, sa pak për të festuar!

26/01/2013 00:00

50-vjetori i lindjes nuk e gjeti në situatën më të mirë të mundshme Jose Mourinho-n. Reali i tij ndodhet 15 pikë larg Barcelonës në La Liga, ndërkohë që në Ligën e Kampioneve e preson dy sfida të vështira më Manchester United, që nisur nga tani duken më shumë si një makth, ndërsa në Kupën e Mbretit pengesë janë sërish katalanasit.

Vetë “Special One” thotë se në këtë 50-vjetor ka pak për të festuar. Ai foli për situatën tek Reali, Kaka’ dhe të ardhmen, që me shumë gjasa s’do të jetë shumë e gjatë tek skuadra e Florentino Perez.

“Kam të paktën edhe 20 vite karrierë dhe në kaq shumë kohë, gjithcka mund të ndodhë. Për shembull të rikthehem tek Interi, përse jo…”, tha Mou duke bërë të ëndërrojnë sërish tifozët zikaltër.

Duke i ndalur tek Liga e Kampioneve, për portugezin favorite nuk është as Barcelona, as Reali dhe as Manchester United.

“Dëgjoj të gjithë të thonë se favoritët janë Reali, Manchester United dhe Barcelona. Për mua jo. Unë që nga fillimi i sezonit kam thënë se Bayern, Borusia Dortmund dhe Juventus mund të fitojnë Champions-in”, komentoi ai.

Top Channel