Motrat Kardashian kundër të vesë së babait

26/01/2013 00:00

Kim, Khloe dhe Courtney Kardashian kanë vënë në shënjestër të venë e babait të tyre, Robert pas publikimit të biografisë së kësaj të fundit, ku shkruhet ndër të tjera se Kris Jenner, nëna e tre vajzave ka abuzuar fizikisht me Kim.

Ellen Kardashian u martua në vitin 2003 me Robert Kardashian, dy muaj para se ky i fundit të ndërronte jetë nga kanceri në ezofag. Publikimi i biografisë e ka vënë atë në shënjestër të tre vajzave gossip.

“10 vjet pas vdekjes së babait tim, gruaja që u martua me të dy javë para se ai të vdiste, ka nevojë të gjejë një punë, në vend që të hedhë baltë me të pavërteta për të shkatërruar familjen time”, shkruajti në profilin e saj në rrjetin social Twitter, Kim.   

Ellen ka reaguar sërish ndaj akuzave të vajzave që thonë se ajo u martua me babain e tyre për para.

“Sa keq që ato zgjodhën një gënjeshtër, kur në fakt e dinë shumë mirë të vërtetën se sa i lumtur ishte babai i tyre ditën që ne u martuam”, tha ajo duke deklaruar më pas se i ndjeri Robert nuk është babai biologjik i Khloe, motrës së Kim. 

Familja Kardashian; Robert dhe ish-bashkëshortja e tij Kris Jenner dhe tre vajzat e tyre, Khloe, Kim dhe Courtney

Top Channel