Pas Llorente-s, që do të transferohet në fund të sezonit, Juventus ka arritur akord edhe me Nicolas Anelka.
Për sulmuesin francez është gati një kontratë deri në fund të qershorit, me një pagë prej 1 milionë euro dhe një opsion rinovimi për vitin tjetër, me 2,5 milionë euro.
Gjatë ditëve të ardhshme, ai do të shkojë në Torino për të kryer vizitat mjekësore. Pas Anelka, në javën e fundit të merkatos, Marotta do të tentojë një sulm për Lisandro Lopez, duke sakrifikuar Quagliarella-n, të cilin ia kanë ofruar Fiorentinës, në mënyrë që të kërkojnë në verë Jovetic.
Është “harruar” hipoteza Drogba, për shkak të kërkesave të larta të sulmuesit të Bregut të Fildishtë. Anelka, këto ditë është duke u stërvitur me PSG-në, klub që e bëri të njohur në botë në mesin e viteve ’90.
Top Channel