J.J. Abrams në regjinë e “Star Wars”

26/01/2013 18:30

Është gjetur regjisori për filmin e ri “Star Wars”. Është J.J. Abrams, i mirënjohur për regjinë e serialeve popullore televizive “Alias” dhe “Lost”.

Abrams, që pak vite më parë rilançoi “Star Trek” për Paramount, është zgjedhur nga “Disney” për episodin numër 7, i cili parashikohet të dalë në kinema në vitin 2015.

“Disney” ka blerë “Lucasfilm”, shtëpia e produksionit e “Star Wars”, në janar për 4 miliardë dollarë dhe ka zgjedhur Abrams për të sjellë në jetë projektin.

Lajmin e bënë të ditur burime anonime, të cituara nga portalet online të “Daily Variety” dhe “The Hollywood Reporter”.

Gjithashtu, në kurrikulumin e tij Abrams ka edhe episodin e tretë të “Mission: Impossible”, me Tom Cruise, i konsideruar si më i suksesshmi i sagës së agjentit sekret Ethan Hunt. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA