Hansel dhe Gretel, modernë dhe të dhunshëm

26/01/2013 18:20

Përralla klasike e vëllezërve Grimm kthehet në një ndërthurje mes modernes dhe dhunës. Bëhet fjalë për “Hansel dhe Gretel”, një film fantasy-horror me regji të norvegjezit Tommy Wirkola, premiera e të cilit u mbajt të premten në Los Anxheles.

Hansel dhe Gretel, të interpretuar respektivisht nga Jeremy Renner dhe Gemma Arterton, janë rritur dhe janë kthyer në gjuetarë profesionistë shpërblimesh, puna e të cilëve është kërkimi dhe vrasja e shtrigave.

Sfida që i pret këtë herë është më e vështira, shmangia e planit të shtrigës Muriel, që synon të sakrifikojë shumë fëmijë për takimin tradicional të shtrigave.

Filmi del në sallat amerikane këtë fundjavë dhe pavarësisht skepticizmit të kritikëve, pritet që arkëtimet të jenë të mira, duke u mbështetur kryesisht tek publiku i moshës së re.

“Hansel dhe Gretel nuk jetojnë dot pa njëri-tjetrin dhe është pikërisht marrëdhënia vëlla-motër që më tërhoqi më shumë në këtë film. Mendoj se është një dinamikë shumë interesante”, ka deklaruar Renner.

“Mendoj se dyshja vëlla-motër është vërtetë fantastike, sidomos kur bëhet fjalë për një film aksion. Ata mbështesin njëri-tjetrin dhe mes tyre ekziston një ndjenjë që ishte interesante ta eksploroje”, ka thënë nga ana tjetër Arterton.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA