
Lidhja mes Kim Kardashian dhe Kanye West ka nisur që në kohën kur vajza e spektakleve shoqërohej publikisht me ish-in e saj, lojtarin e futbollit amerikan, Reggie Bush.
Kështu rrëfen një ish-mik i Kanye West, këngëtari Consequence. Ai thotë se Kim dhe Kanye takoheshin në mënyrë të fshehtë të paktën 3 vjet para se lidhja e tyre të shndërrohej në dicka serioze.
Gjatë rrëfimit në një radio amerikane, Consequence thotë madje se ai vetë ka shoqëruar me makinë disa herë Kanye West nëpër hotelet ku Kim e priste për t’u takuar fshehurazi me rreperin, pas krahëve të të dashurit të asaj kohe, Reggie Bush.
Në 2009, pasi Kim Kardashian u nda me futbollistin, u martua beftas me basketbollistin Kris Humphries, me të cilin po beftas u divorcua vetëm 72 ditë më vonë.
Top Channel