Kupa e Afrikës, portieri kthehet në hero

25/01/2013 00:00

Mweene, portieri i Zambias, u shndërrua në hero pasi shënoi me 11-metërsh golin e barazimit ndaj Nigerisë në ndeshjen e dytë të grupit C të Kupës së Kombeve të Afrikës, në ndeshjen që përfundoi me rezultatin 1-1.

Nigeria u mundua të zotëronte lojën, por terreni i rënduar nuk e lejoi ta bënte këtë gjë. Në fund të pjesës së parë, John Obi Mikel i Chelsea nuk arriti të realizonte me penallti. Mesfushori goditi shtyllën duke humbur një rast të pastër shënimi për nigerianët.

Në minutën e 57, Emenike i dha avantazhin Nigerisë. Sulmuesi i Spartakut rus përfitoi nga një top i humbur në mesfushë nga kampionët në fuqi të turneut.

Zambia arriti të barazonte vetëm në minutën e 85, pasi portieri Mweene arriti të shndërronte në gol një 11-metërsh të dyshimtë.

Në ndeshjen tjetër të grupi C, Burkina Faso fitoi thellë ndaj Etiopisë. Një dygolësh i Alain Traore dhe brishtësia në mbrojtje e Etiopisë bënë që ndeshja të përfundonte 4-0. Golat e tjerë të takimit u shënuan nga Kone dhe Pitroipa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA